Në mungesë të deputetëve, Zemaj bën selfie para ulëseve të LVV-së

Gjatë kohës kur po grumbulloheshin deputetët dhe pritej të vazhdonte seanca e Kuvendit të Kosovës, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka vendosur të bëjë një selfie para grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ku të ulur në vendet e tyre ishin vetëm tre deputetë.

Seanca e Kuvendit shkoi në pauzë për 20 minuta në mungesë të ministrave, por pas pauzës 20-minutëshe ministrat erdhën por në seancë kishte mungesë të deputetëve.

“Vetëm 22 deputetë i kemi në seancë për momentin, na nevojitet një përgjegjësi më e lartë e deputetëve”, tha Konjufca.