Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Në këto komuna ende nuk janë numëruar të gjitha votat

Në tri komuna të Kosovës ende është duke vazhduar numërimi i votave të zgjedhjeve të djeshme për Kuvendin e Kosovës.

Në Prishtinë deri më tani janë numëruar 99.96% të votave, në Prizren 92.87% të votave dhe në Lipjan 97.34% të votave.

Kurse, në komunat e tjera ka përfunduar procesi i numërimit të votave.

Po ashtu kanë mbetur pa u numëruar ende votat e diasporës dhe ato me kusht.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ të zgjedhjeve të 14 shkurtit, LVV kryeson me 47,88 %, PDK me 17,36% ndërsa LDK me 13,08%.

Në anën tjetër, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka bërë të ditur për KALLXO.com se ende nuk e ka pranuar asnjë ankesë nga partitë politike në Kosovë, nga procesi zgjedhor i së dielës.