“Në garë me botën gri”, 110 piktura për 110-vjetorin e Pavarësisë

Rexhep Selimi nga Haga pikturoi 110 piktura që u ekspozuan në Muzeun Kombëtar të Kosovës  në shënim të 110-vjetorit te pavarësisë së Shqipërisë, të cilat i kishte dërguar gjatë vizitave përmuajshme përmes familjes së tij në Kosovë.

Brusha dhe ngjyra e Rexhep Selimit mbuloi pëlhurën e bardhë të pikturës me motiv  dashurie ndaj  atdheut dhe lirisë duke pasqyruar  vyrtytin e  kombit shqiptar si një prapavije historike në modelin artistik.

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi po mabhet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë të Holandës nën dyshimin për krime lufte.

Glauk Konjufca, kryeparlamentar i Kosovës thotë që pikturat e Selimit kanë diçka të përbashkët, fatin e thellë e tragjik të historisë sonë kolektive.

“Kanë dashur të shprehin fatin e popullit të vet po ashtu domethënë nuk është thjesht pikturë e artit abstrakt edhe e ndjesive të tyre shumë private personale, por janë munduar që aty shprehin diçka që është  e jona kolektive, e jona  e përbashkët dhe jo në formë të sforcuar pompoze por tamam  siç e kanë shprehur piktorët tanë të mëdhenj që është fati i thellë e tragjik i kombit shqiptar, domethënë ajo që kemi kaluar, jo një lavdi artificiale e kombit tonë po shprehja e popullit shqiptar në spontanitetin e  vet” – pohoi ai.

Sipas Konjofcës, përmes artit Rexhep Selimi po tregon që është në mesin tonë, duke përdorur ato si mjet komunikimi.

“Por Rexhep Selimi përmes punës së tij po tregon që është në mesin tonë, ai po komunikon me ne përmes artit, veprimtarisë së tij artistike dhe pikturave të cilat na i ka dërguar prej atje, e pat edhe ju edhe unë dua të ndaj disa kujtime sa i përket momentit kur për herë të parë   e mora vesh që Rexha ka fillu me pikturu” – bëri të ditur ai.

Po ashtu,  rrëfen momentet kur e mori vesh që Selimi di të pikturojë, gjë të cilën nuk e kishte menduar, dhe se ato i kanë përngjarë me veprat e Simon Shirokës, por që  kishin qenë pikturat e Rexhep Selimit.

“Tha Glauk piktori jam unë, edhe unë u trondita të them  të drejtën sepse e kam njohur Rexhën, si muzikant, e kam njohur Rexhën si poet kam lexuar poezitë  e tij, disa prej pozitive të tij me thënë të drejtën janë bërë edhe këngë shumë të njohura popullore të cilat i dëgjojmë edhe sot e kësaj dite me shumë endje, dhe kjo ishte për mua një tronditje meqenëse gjithçka që dija për artin dhe që përafërsisht kam lexuar mi sfidoi meqenëse kuptohet që arti është jo në të gjitha dimensionet por në një dimension të tij specifik shumë i afërt edhe me shkencën” – tha ai.

Sipas Konjufcës këto piktura janë autentike shqiptare dhe jo thjesht abstrakte me lavdi artificiale.

Foto: KALLXO.com

Ndërsa bashkëshortja e tij Shqipe Selimi është ajo që çdo muaj, sa herë  ka vizituar Rexhepin  i ka dërguar materiale për pikturim dhe njëkohësisht ka marrë nga Haga në Kosovë pikturat e realizuara prej tij për t’i mbledhur sot në një vend, qëllim dhe emër të përbashkët.

“Vlerën artistike të këtyre pikturave unë nuk mund ta jap po këtë e bën të veçantë koha dhe vendi ku janë pikturuar këto piktura, shumica e këtyre pikturave janë realizuar në përballje me padrejtësinë, në ndërkohë presim që Rexha dhe të akuzuarit e tjerë ë Hagë të triumfojnë mbi padrejtësinë dhe të kthehen sa më shpejtë në mesin tonë”- është shprehur ajo.

Shyqri Nimani ka bërë analizën e pikturave dhe atë ia ka dërguar Selimit në Hagë përmes avokatit të tij.

Foto: KALLXO.com

“Këto kanë ndodh me çudinë më të bukur kur bashkëshortja e tij ka shku për ta vizituar para dy vitesh për herë të parë, ka shku dhe i ka dërgu edhe pëlhura, ia ka dorëzu atje, pastaj pas një muaji kur ka vizatu herën tjetër i ka dërgu pëlhura edhe i ka marr punimet që i ka kry Rexha, dhe kështu për dy vite janë kriju këto piktura” – tregoi Nimani.

Ndërkaq, Enver Hoxhaj deputet i Kuvendit të Kosovës këtë ekspozitë e ka cilësuar shumë deminsinale në aspektin e lirisë qoftë në disponimin ditor të piktorit apo edhe për disponimin e gjithë popullit shqiptar.

“Me thënë të drejtën ekspozita ka një nivel të tillë që është edhe përtej pritjeve që mund t’i pret nga dikush i cili artin e ka profesion , mirëpo meqë zoti Selimi e ka pas lirinë në profesion, dhe ideja qendrore e ekspozitës është idea e lirisë, ka mbërri në fakt të ia jep një pamje shumë deminsionale lirisë, dhe natyrisht që e shohim edhe deponim ditor të tij në çdo pikturë, i cili nuk është vetëm disponim i tij, por është disponim i gjithë qytetarëve dhe popullit të Kosovës”- tha Hoxhaj.

Në hapësirën ku po mbahet ekspozita vizitorët kanë një fletore ku mund të shprehin përshtypjet e tyre rreth pikturave, dhe ajo do t’i dërgohet Selimit në Hagë.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me 4 dhjetor të këtij viti.

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com