Policia në Trepçë

Në Dragodan arrestohen tre serbë, posedonin emblema të UÇK-së

Policia e Kosovës ka ndaluar dhe është duke i intervistuar tre shtetas serbë, të cilët u hasën në Prishtinë në posedim të disa emblemave të UÇK-së.

Tre serbët, sipas burimeve, kanë vendbanim të përhershëm në Serbi dhe u hasën mbrëmë në lagjen “Dragodan” të Prishtinës në një rrugë e cila dërgon tek disa qendra tregtare të zonës.

Sipas këtyre burimeve, në veturën e tyre janë gjetur më pak se 10 emblema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të njëjtit, sipas burimeve, janë duke u intervistuar për të sqaruar rrethanat se pse mbanin emblemat në veturën e tyre.

Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë qëndrim zyrtar për këtë operacion edhe pse kanë kaluar më shumë se 14 orë prej momentit kur këta persona janë arrestuar.

Kallxo.com ka kontaktuar me Zyrën për Informim të Policisë mirëpo ata janë të paqasshëm deri në këto momente.