Punime në orët e vona në qendër të qytetit të Pejës Foto: KALLXO.com

Ndërtimet në orët e vona në qëndër të Pejës, Policia do ta procedoj rastin në Prokurori

Para disa minutave KALLXO.com raportoi për disa punime të cilat po ndodhnin në qendër te qytetit të Pejës në orët e vona të mbrëmjes.

Për nisjen e punimeve në këto orë të vona, ishin njoftuar edhe policia të cilët pas marrjes së informacionit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

KALLXO.com mëson nga burime brenda policisë se në momentin që zyrtarët policor kanë shkuar në vendin e ngjarjes, punëtorët kanë treguar se kishin përfunduar punën.

Siç merr vesh KALLXO.com, Policia e Kosovës pas mbledhjes së dokumentacioni përkatës dhe informatave të sakta në lidhje me punën e kompanisë në orët e vona të natës, rastin do ta procedojnë në prokurori.

Ndërsa prokurori kujdestar pritet të vendosë se si të veprohet tutje.

Pejë, kompania nis ndërtimet në orët e vona, Policia del në vend të ngjarjes