Ndalohet i dyshuari për tregti të parregullt me pica dhe pelet

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një person të dyshuar në Pikën Kufitare në Ponoshec nën dyshimet se ka zhvilluar tregti të ndaluar.

Sipas njoftimit, dje rreth orës 14:10, njësiti policor ka ndaluar një automjet të tipit Mercedes, dhe gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit, janë gjetur të ngarkuara rreth 15 thasë pelet dhe 320 copë petë për pica.

Policia ka njoftuar se për mallin i dyshuari nuk posedonte dokumentacionin përkatës.

Me rastin janë marrë edhe inspektorët e tregut, të cilët kanë sekuestruar mallin nga i dyshuari, ndërsa pas procedurave me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.