Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Nagavci: Javën e ardhshme do të dorëzojmë në Kuvend emrat e anëtarëve për bordin e KSHC

Ministrja e Arsimit, Shkencë, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci në një debat të organizuar nga Lëvizja ‘Fol’ ka deklaruar se javën e ardhshme do të dorëzohen në Kuvend emrat e shtatë anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

“Më së largu në javën e ardhshme do të dorëzojmë 7 emrat e anëtarëve të rinj që do të shkojnë për ratifikim në Kuvend. 4 nga ta vendor dhe 3 ndërkombëtarë dhe do të sigurohemi që janë persona që i plotësojnë kriteret si dhe do ta bëjmë  lignin për Agjencinë e Akreditimit edhe këtë ligj deri në fund të vitit”, ka thënë Nagavci.