Albin Kurti - Isa Mustafa

Mustafa: Propozimin për 15 ministri e bëri Kurti

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka thënë se propozimin për rritjen e numrit të ministrive në 15 e ka dhënë kandidati për kryeministër, Albin Kurti.

Këto deklarata Mustafa i tha në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, në të cilin u miratua koalicioni me VV-në për bashkëqeverisje.

“Në qoftë se shtrohet pyetja pse është bërë rritja e  numrit të ministrive, mund të ju them se është bërë me propozimin e kandidatit për kryeministër me arsyet që ne i kemi vlerësuar se janë të qëndrueshme që të mos humbet shumë kohë pas themelimit të qeverisë që të merremi me organizim e bashkim të ministrive me listat të ministrive të cilat kanë vepruar ndarasi”, theksoi ai.

Mustafa tha se nga 6 ministri do t’i kenë të dyja partitë, ndërsa 3 tjera do t’u takojnë komuniteteve jo-shumicë.

“Përfundimisht jemi marr vesh që Qeveria të ketë 15 ministri, prej të cilave 12 ministri i kanë dy partnerët kryesor LDK-ja dhe VV-ja nga 6, nga një zëvendëskryeministër, ndërkaq 3 ministritë e tjera shkojmë për komuniteteve dhe ndarja e tyre bëhet mbi bazën e marrëveshjes së kandidatit për kryeministër me përfaqësuesit e komuniteteve, edhe serbëve në Kuvend dhe të tjera jo-serbe në Kuvend”, tha i pari i LDK-së.

LDK dhe VV në vazhdimësi kanë premtuar se qeverisja e tyre do t’i ketë vetëm 12 ministri.

Rrena e parë e koalicionit LVV-LDK