
Mustafa pret lajmërimin e Kurtit për takim
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë që janë duke pritur që kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin ‘të lajmërohet’ për t’i vazhduar takimet për arritjen e marrëveshjes për koalicionin qeveritar.
“Nuk mund të them tani diçka, nëse Z.Kurti lajmërohet ne jemi të gatshëm te ulemi të vazhdojmë të bisedojmë”, ka thënë shkurt Mustafa pas mbledhjes së kryesisë.
Në zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje doli e para e pasuar nga LDK-ja, këto dy parti janë dakorduar parimisht për formimin e koalicionit, mirëpo përveç harmonizimit të programit, marrëveshja për koalicion nuk është duke u nënshkruar për shkak të mosmarrëveshjeve që këto dy parti kanë për postin e presidentit si dhe ndarjen e ministrive.
E në anën tjetër, të enjten është caktuar seanca konstituive e Kuvendit, përderisa as Kurti e as Mustafa nuk kanë paralajmëruar ndonjë takim këto pak ditë që kanë mbetur deri në mbajtjen e seancës.
Mustafa: Nëse LVV zotohet të na mbështesë për presidentin, LDK heq dorë nga një ministri
Haxhiu: LDK do gjysmën e qeverisë dhe gjithçka tjetër, jo faleminderit