Arkiv

Mustafa: Nuk e kemi emrin e kryeministrit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas mbledhjes së Kryesisë së partisë ka deklaruar se ende nuk e kanë emrin për kryeministër nëse do të mandatohen nga presidenti për formimin e qeverisë së re.

“Emrin për kryeministër nuk e kemi. Kur të vjen puna me marrë mandatin atëherë do ta sqarojmë dhe do të dalim me emër”, tha ai.

Ai madje dha edhe qëndrimin e tij në lidhje me pyetjen nëse ai vetë mund të jetë emri për kryeministër.

“Nuk e kemi diskutuar që unë të jem emri për kryeministër, por ne do të bëjmë zgjidhjen më të mirë që është për LDK-në”, shtoi Mustafa.

Tutje Mustafa bëri të ditur se ende nuk kanë biseduar me presidentin Thaçi në lidhje me zhvillimet dhe mandatarin e ri të qeverisë.

“Nuk e kemi diskutuar as me kolegët me të cilët jemi takuar. Më shumë kemi diskutuar rezultatet e këshillit të përgjithshëm. Nuk kemi biseduar me presidentin por kam dëgjuar deklaratat e tij që ai do të i respektoj të gjitha afatet e respektueshme”, shtoi Mustafa.