Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Mustafa: LDK diskutoi për procesin e seancës së 22 marsit

Pas takimit të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku me Grupin Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovë, është deklaruar zëdhënësi i kësaj partie Besian Mustafa.

Ai tha se takimi me deputetët e LDK-së ishte konsultativ dhe kishte të bëjë me seancën e Kuvendit e cila pritet të mbahet të hënën më 22 mars.

“Sot kryetari Abdixhiku ka mbajtur takim konsultativ me deputetët e Lidhjes Demokratike me GP të LDK-së për të diskutuar procesin e seancës së Kuvendit të hënën. Të premten do të jetë në një takim sipas ftesës së zonjës Osmanit e zotit Kurtit”, tha Mustafa.

I pyetur se a kanë diskutuar për krijimin e kryesisë së re të LDK-së, ai tha se kjo nuk ka qenë temë diskutimi në takimin e sotëm. Ndryshe, Mustafa nuk është deklaruar dhe s’ka dhënë përgjigje nëse LDK në seancën për zgjedhjen e presidentit të vendit, do t’i bëj ose jo kuorumin Vjosa Osmanit.

“Besoj që kryetari Abdixhiku është përgjigjur në këtë pyetje”, tha ai.