Isa Mustafa

Mustafa: Gjykata Speciale dhe Dialogu duhet të jenë të pavarura nga njëra tjetra

Njoftimi i datës 24 prill nga Zyra e Prokurorit të Specializuar se ka dorëzuar aktakuzë ndaj Presidentit Thaçi e Kadri Veslit di të dyshuar për Krime Lufte ka ndryshuar ngjarjet e planifikuara në agjendën e krerëve shtetëror.

Si pasojë e njoftimit për këtë aktakuzë presidenti Thaçi si dhe kryeministri Avdullah Hoti kanë anuluar pjesëmarrjen në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë ku pritej të diskutohej për dialogun Kosovë-Serbi.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se vënia e dialogut me Serbinë në kontekstin e Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale, është e rrezikshme vetëm të mendohet e jo të ndodhë.

Sipas kreut të LDK-së, Gjykata duhet të jetë e pavarur në ndarjen e drejtësisë, ashtu siç duhet të jetë dialogu i pavarur.

“Është vështirë të niset dikush në rrugë për Washington apo për Bruksel për të dialoguar, me logjikën e komenteve dhe analizave të disa gazetarëve dhe analistëve të jashtëm, edhe me logjikën e Carl Biltdit dhe Volfgang Petrichit” shkruan Mustafa.

Mustafa tutje ka shkruar se logjika e parandalimit të ndonjë marrëveshje në Washington apo në Bruksel, “nuk do duhej të jetë logjikë e një Gjykate. Sepse ajo duhet të ndajë drejtësi, për çfarë është themeluar”.

“Nëse nuk do të ishte kështu, atëherë pa u nisur në rrugë për të shkuar në dialog, duhet t’ia marrësh hallallin familjes “Ec e bëhu trim “ ka përfunduar Isa Mustafa.

Edhe pas njoftimit se Kryeministri Hoti kishte anuluar vizitën e 27 qershorit në Uashington, Isa Mustafa kishte thënë se para se të takohen me Vuçiqin nevojitet të takohen edhe një herë mes veti.

Isa Mustafa reagon pasi Hoti anuloi udhëtimin në Uashington