Murati pyet Tolajn për punësimin e vajzës së Blerim Kuqit në AKP

Po vazhdon mbledhja e Komisionit Hetimor për procesin e privatizimit, në të cilin po intervistohet drejtori i Agjencisë Kosovare për Privatizim, Valon Tolaj.

Në këtë komision, anëtari Hekuran Murati ka pyetur Tolajn nëse është punësuar vajza e ministrit të tanishëm Blerim Kuqi në një pozitë në departamentin e financave në AKP.

“Emirë Kuqi, e bija e ministrit të tanishëm, Blerim Kuqit a është punësuar në AKP pas hapjes së një konkursi. Kandidatja ka vetëm dy vite përvojë pune në bazë të vitit të diplomimit të saj, i cili figuron në rrejtet sociale, ndërsa në konkurs janë kërkuar tri vite përvojë pune”, ka thënë Murati.

Për këtë rast, Tolaj ka preferuar që të mos komentoj lidhjet familjare por të flas për procedurat ligjore të këtij konkursi.

“Nuk i komentoj lidhjet familjare. Unë po të përgjigjen më pyetje hy në hak të punëtorëve  të AKP-së, çdo proces ka qenë transparent, e them me përgjegjësi, çdo shmangie nga procedura jap përgjegjësi. Nëse në dokumentacionin që ju e posedoni shohim se ka shkelje ligjore jap përgjegjësi për këtë”, ka thënë Tolaj.