Foto: ZKM

Murati: Aktualisht në ‘Superpuna’ janë 1,413 pozita të lira pune

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se aktualisht në paltformën ‘Superpuna’ janë 1,413 pozita të lira pune për të rinjtë 18-25 vjeç.

Ai ka thënë se paga mesatare e këtyre pozitave është 358 euro, por sipas tij, ka paga që shkojnë edhe deri në 1,000 euro.

“Aktualisht në superpuna janë 1,413 pozita të lira pune për të rinjtë 18-25 vjeç. Paga mesatare e këtyre pozitave është 358 euro, që nënkupton se shumica e bizneseve po shtojnë pagën mbi subvencionin e Qeverisë, por ka paga që shkojnë edhe deri në 1,000 euro”- ka shkruar Murati.

Më 6 shkurt është lansuar platforma për punësimin e të rinjve në Kosovë e quajtur ‘superpuna’.

Sipas ministrit Murati, pilotimi i platformës do të jetë një mbështetje prej gjashtë muajsh për secilin të ri me pagë minimale prej 264 euro.