Gjykimi ndaj Selatin Beqirit i akuzuar per keqperdorim te detyres

Gjykimi ndaj Selatin Beqirit. i akuzuar per keqpërdorim të detyrës. FOTO-Fitim Limani/KALLXO.com

Mungojnë pesë dëshmitarë, shtyhet seanca ndaj shefit të urbanizmit në Novobërdë

Selatin Beqiri, shef i urbanizmit në Komunën e Novobërdës, ka dalur para gjykatësit për t`u përballur me akuzën e Prokurorisë për keqpërdorim të detyrës.

Bashkë me Beqirin, në këtë rast po akuzohet edhe Osman Ramadani, për heqjen e shenjave zyrtare.

Megjithatë, seanca  ndaj tyre dështoi të mbahet për shkak të mungeses së pesë dëshmitarëve.

Shtyrjen e seancës e propozoi Prokurori, Isuf Sadiku.

“I propozoj Gjykatës që në mungesë të dëshmitarëve të shtyhet seanca e sotme pasi që në fundvit të gjithë gurbetqarët janë në pushime në Kosovë dhe mund të sillen në seancë edhe deshmitarët e propozuar, pasi edhe ata gjinden në shtetet e tjera”, tha ai.

Atë e kundërshtuan avokatët e të akuzuarve pasi thanë se është absurde qe të shtyhet seanca në mungesë të dëshmitarëve të cilëve nuk u dihet as adresa.

Sipas aktakuzës, Selatin Beqiri, me datë 02.11.2018 i ka lëshuar leje Osman Ramadanit, për mbindërtimin e një objekti në fshatin Pasjak, Komuna e Novobërdës para se Drejtori i Inspeksionit të merr aktvendimin për ndalimin e këtij mbindërtimi.

Ky i fundit kishte dalur në vend të ngjarjes me datën 01.11.2018 në të cilën datë e ka rrethuar objektin me shirit.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i akuzuari tjetër Osman Ramadani, pasi kishte pranuar aktvendimin për ndërprerjen e punimeve për  mbindërtimin, në mënyrë të paautorizuar ka hequr shenjën zyrtare dhe ka vazhduar me punimet në mënyrë të kundërligjshme.

Seanca qe është dashur të mbahet sot, u shty për muajin dhjetor.

Mbindërtimi në Novobërdë e nxjerr para Gjykatës shefin Urbanizmit Selatin Beqiri