Kuvendi

Mungojnë ministrat, Konjufca: Qeveria duhet të jetë pak më serioze

Mungesa e Ministrave në sallë ka pa mundësuar prezantimin e Ligjeve nga ministritë përkatëse.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë së pajtohet më Abelard Tahirin, i cili u dëgjua duke thënë se kjo është jo serioze.

“Po për besë jo serioze, po pajtohem me Abelardin kësaj radhe, duhet të jenë ministrat që t`i prezantojnë projektligjet sepse nuk mund të funksionojmë si Kuvend i Republikës së Kosovës kështu”, tha ai.

Ai tha se Kuvendi shkon në pauzë 20 minuta.

“Shkojmë në pauzë 20 minuta deri sa Qeveria të bëhet pak më serioze”, tha Glauk Konjufca, kryetari i kuvendit të Republikës së Kosovës.