Mungesë deputetësh, nuk votohen një sërë raportesh

Raporti vjetor i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës dhe ai i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2019, nuk kanë arritur të miratohen në Kuvendin e Kosovës.

Kjo pasi që në sallën e Kuvendit nuk ka pasur më shumë se 35 deputetë.

Nënkryetarja e Parlamentit, Arbërie Nagavci, ka thënë se në mungesë kuorumi raportet nuk mund të hidhen në votim.

Sot Kuvendi i Kosovës me 64 vota pro ka arritur të miratojë në lexim të parë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili u soll për të gjashtën herë para deputetëve.