Moti, ilustrim. Foto: KALLXO.com

Moti sot në Kosovë, me diell e vranësira të shpërndara

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas IHMK-së, vranësirat mund të sjellin riga të dobëta shiu, kryesisht në relievin malor.

“Temperaturat minimale mbeten konstante, ndersa ato maksimalet parashihen të kenë ngritje të lehta”- thuhet në njoftim.