Moti, ilustrim. Foto: KALLXO.com

Moti sot në Kosovë, kryesisht me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell, në viset për rreth relievit malor parashihen vranësira të shpërndara.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i veriperëndimit”- thuhet në njoftim.