ilustrim: Naser Fejza

Moti sot në Kosovë, i vranët e herë-herë me reshje shiu dhe bore

Gjatë ditës së sotme do të kemi mot kryesisht të vranët dhe herë-herë me reshje shiu dhe bore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës reshjet parashihen të përfshijnë gjithë territorin, por që shtrirja e tyre si zakonisht nuk do të jetë uniforme për shkak të specifikave gjeografike që ka vendi ynë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

Në mëngjes vende-vende parashihet të ketë ngrica, prandaj ngasësve të automjeteve u rekomandohet kujdes i shtuar në komunikacion.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5 m/s, njofton Instituti.