Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

IHMK thekson se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”- thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, java e ardhshme parashihet të jetë e ftohtë dhe me vlera negative të temperaturave minimale.