Moti, ilustrim. Foto: KALLXO.com

Moti sot në Kosovë

Këtë të diel parashihet të jetë mot kryesisht i qetë dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale.

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometerologjik të Kosovës, minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-21 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira, ndërsa indeksi UV do t’i ketë vlerat mesatare.