Foto: KALLXO.com
Moti sot, me diell e vranësira, vende-vende me shi
09.8.2020 - 08:20
Gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat vende-vende mund të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.
“Indeksi UV do të jetë i lartë, kryesisht në orët e mesditës. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-11m/s”, njofton Instituti.