ilustrim: Naser Fejza

Moti sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

“Vranësira më të fokusuara dhe më të shpeshta do të shtrihen përgjatë relievit malor”- thuhet në njoftim.

Sipas IHMK, mëngjesi do të jetë relativisht i ftohtë dhe me ngrica të lehta, gjithashtu do të ketë kushte që në orët e para të paraqitet mjegulla si dukuri meteorologjike.

“Në fushta termike nuk parashihet të ketë lëvizje të larta, por me tendencë të uljes në fundjavë”.