Moti për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë, pas një mëngjesi me mjegull.

IHMK bën të ditur se do të fryjë erë e dobët jugore dhe jugperëndimore.

Temperatura më e ulët do të lëvizë nga minus katër deri në katër gradë, ndërsa më e larta e ditës 12 gradë.