Moti për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar se moti në Kosovë sot do të jetë stabil.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së ky ndryshim i temperaturave do të krijoj kushte që në shumë lokalitete të krijohet mjegulla si dukuri, ndërsa ngricat mbeten prezente gjatë natës dhe orëve të para të ditës, prandaj rekomandohet kujdes i shtuar në trafik.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.