Ilustrim - Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Moti për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dobëta bore.

Në viset malore kryesisht në veri, perëndim dhe jugperëndim të vendit reshjet parashihen të jenë të dendura.

Në fushat termike parashihen rritje të lehta, kryesisht në temperaturat maksimale, ndërsa minimalet do të jenë pothuajse konstante me ditët e fundit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius.