Ilustrim - Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Moti për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.

Në viset malore me lartësi mbidetare mbi 850 metra temperaturat do të jenë për 2-3 gradë më të ulëta në të dy vlerat ekstreme.

“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Sipas IHMK-së, kjo situatë meteorologjike ka ardhur si pasojë e prezencës së masave të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit.

“Parashihet që herë pas here të ketë fjolla të dobëta bore, sidomos në fillim javë dhe gjatë vikendit”, përfundon njoftimi.