Moti, ilustrim. Foto: KALLXO.com

Moti për sot

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të nivelit të mesëm, të cilat vende-vende mund të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s” – thuhet në njoftimin e IHMK-së për motin që do të mbajë më 13.06.2024