Ilustrim: NASER FEJZA

Moti për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot (12.06.2024) mbi vendin tonë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, do të fryjë erë nga drejtimi i jug-perëndimit me shpejtësi 1-2m/s.