Ilustrim: NASER FEJZA

Moti për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se përgjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot kryesisht i vranët.
Gjatë ditës pritet të kemi reshje të shiut dhe në viset malore reshje bore, njofton IHMK.
“Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, në viset e larta fjolla bore. Në orët e para parashihet të ketë mjegull të lehtë deri të dendur. Temperaturat minimale do të ulën deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius”.
IHMK njofton se vikendi parashihet me rënje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit dhe veriperendimit me shpejtësi 1-9m/s.