Ilustrim: NASER FEJZA

Moti për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se mbi vendin tonë gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot kryesisht i vranë.
“Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ndersa në viset e larta reshje bore”, njofton IHMK.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-12 gradë Celsius.
IHMK njofton se të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, në viset e larta fjolla bore.
Në orët e para parashihet të ketë mjegull të lehtë deri të dendur.
Temperaturat minimale do të ulën deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.
Vikendi parashihet me rënje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.
Gjatë këtyre ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit dhe veriperendimit me shpejtësi 1-9m/s.