Ilustrim: NASER FEJZA

Moti për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se mbi vendin tonë sot pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-10m/s”, njofton IHMK.