Moti për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot mbi vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi.

IHMK njofton se gjatë ditës do të ketë kushte për shkarkime rrufesh.

“Në fushat termike nuk parashihen ndryshime të mëdha. Reshjet do të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë, më shumë në rrafshin e Dukagjinit”, njofton IHMK.