Ilustrim - Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Moti për sot

Dita e hënë fillon me mot kryesisht të vranët dhe me reshje të herë pas hershme të borës.

Të martën reshjet parashihen të vazhdojnë vetëm nëpër disa zona, kryesisht në rrafshin e Dukagjinit.

Nga e mërkurë e tutje, parashihen edhe intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare, kurse në viset e larta, shpejtësia e erës do të arrijë mbi 12m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.