Prishitna, Foto: KALLXO.com

Moti për nesër

Të dielën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu, kryesisht në veri, perëndim dhe jugperëndim të vendit.

Në orët e para të ditës, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ka mundësi që në viset e ulëta të paraqitet mjegull, si pasojë e radiacionit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë Celsius.

“Indeksi UV mbetet në vlerat e mesatares. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.