Moti për dy ditët e ardhshme me borë dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë do të mbaj mot kryesisht i vranët i shoqëruar me reshje të dobëta shiu dhe bore.

Ndërsa në viset malore reshjet e borës do të jetë me intensitet mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 5 dhe 6 gradë Celsius.

IHMK bënë  të ditur se era do të fyej nga drejtimi i  veriperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s.