Moti për dy ditët e ardhshme

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu.

Ndërsa në vise malore me lartësi mbi 1200 metra reshjet e shiut do të shoqërohen me fjolla bore.

Në njoftimin e Institutit thuhet se në fushat termike parashihet të kemi ndryshime të vogla, duke mbetur në amplituda afërsisht të njëjta me ditët paraprake, por që në fushat barike parashihet të ketë rritje graduale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-7m/s”, vazhdon parashikimi i motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.