Ilustrim - Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Moti për dy ditë në Kosovë, Instituti tregon se a do të vazhdojnë reshjet e borës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën (nesër) do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat ditën e enjte, do të intensifikohen duke krijuar kushte për riga lokale shiu, paralajmëron IHMK.

Sipas Institutit, temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare, thkeson IHMK, duke parashikuar se gjatë vikendit sërish priten reshje atmosferike.

Aktualisht në Kosovë ka reshje bore.