Moti

Moti në pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në pesë ditët në vijim do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Vranësirat pritet të sjellin edhe reshje shiu.

Ndërsa sot gjatë orëve të vona, sipas Institutit pritet të ketë reshje shiu të cilat më të theksuara priten në veriperëndim të Dukagjinit, derisa pjesë tjera të territorit do të ketë më pak reshje.

Të hënën sipas IHMK, do të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22gradë Celsius.

Të martën do të ketë mot të vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius.

Sipas IHMK të enjten moti do të jetë i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime, pasi që do të regjistrohen temperaturat e ditës paraprake, përveç minimaleve të cilat parashihen të jenë më të ulëta. Minimalet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.

Të premten moti do të jetë i vranët  dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.

Sipas njoftimit të institutit, në fushat barike parashihet të ketë rritje graduale, duke i kaluar vlerat e normales, deri ditën e premte, ku serish, do të të ketë rënie, duke krijuar kushte për reshje shiu në viset e ulëta , derisa në viset me lartësi mbidetare mbi 2000m reshjet e shiut parashihen të shndërrohen në fjolla bore.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s.