Parashikimi i motit

Moti i vranët dhe i ftohtë

Mbi vendin ton, në dy ditët e ardhshme moti do të jetë kryesisht me vranësira, i ftohtë, pjesërisht me reshje të pakta të shiut.

Era do të jetë mesatare nga verilindja.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga zero në shtatë kurse ato më të larta ditore nga shtatë deri në 11 gradë celsius.

Gjatë fundjavës, do të jetë mot pjesërisht me vranësira dhe me intervale me diell si dhe me erë të lehtë.

Pastaj do të jetë relativisht i ngrohtë deri në fund të periudhës shtatë-ditore të ardhshme me shira të shpeshta dhe përgjithësisht me reshje të lehta.