Foto: KALLXO.com

Moti gjatë dy ditëve në Kosovë, me diell dhe vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme vendi do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.

Sipas njoftimit, kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijojë kushte për mot kryesisht të qetë, me diell dhe vranësira të cilat më të theksuara mbeten përgjatë reliefit malor.

“Indeksi UV do të jetë në vlera të rrezikut, prandaj preferohen këshillat e IKSHP që nga ora 9-17 mundësisht të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit”, bën apel IHMK-ja.

Instituti njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.