Foto Urim Krasniqi/KALLXO.com

Mot me diell në dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme pritet të kemi mot me diell dhe pjesërisht të vranët.

Temperaturat do të lëvizin nga 2 gradë celsius ajo minimale në 15 gradë ajo maksimale.

“Moti për dy ditë 05-06.02.2021. Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Nëpër ultësira do të ketë kushte për mjegull të radiacionit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7m/s,” thuhet në njoftimin e IHK.