Plazhi i boshatisur, pamjet: TCH

Mot i ligë në Shqipëri, boshatisen plazhet - VIDEO

Stuhia e erës dhe shiut ka përfshirë tashmë të gjithë territorin e Shqipërisë.

Moti i ligë ka boshatisur plazhet dhe ka shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.

Meteorologia Laida Poria, në një lidhje direkte me edicionin informativ në Top Channel, shpjegon se më problematike do të jetë era, ku stuhitë do të jenë prezente pothuajse në të gjithë territorin.

Nga reshjet, më problematike do të jetë zona jugore dhe juglindja e vendit, ku do të ketë stuhi breshëri dhe stuhi të forta ere. Duhet pasur kujdes gjatë natës, sidomos në zonat përgjatë luginës së Drinit, ku era do të fryjë deri në 65 km/orë.

Po ashtu, gjithë vija bregdetare dhe bregdeti i jugut do të ketë një erë relativisht të lartë, duke bërë që të ketë një det të trazuar.

Të shtunën do te kemi erë të fortë, dallgëzim të lartë në brigjet detare. Do të ketë vranësira të lehta, nuk priten reshje shiu.

Dita e diel përmirëson dukshëm motin, do të ketë më shumë diell, vranësira të pakta, reshje të izoluara në veri të vendit.

Por sa i përket temperaturave, do të jetë një fundjavë relativisht e freskët, me temperatura deri në 31 gradë Celsius, krahasuar me fundjavën e kaluar ku temperaturat shkuan në 41 gradë Celsius.

Pamjet nga situata me motin në Shqipëri, mund t’i shihni në këtë LINK.