Mosprezenca e Kurtit në seancë bën që opozita ta lëshojë sallën

Partitë opozitare, PDK dhe LDK e kanë lëshuar seancën e sotme të Kuvendit, për shkak të mosprezencës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Kuvendi po mban diskutim mbi ecurinë e deritanishme të procesit të dialogut me Serbinë, thirrur nga kryeministri Kurti.

Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri ka kërkuar që diskutimi i sotëm në Kuvend të vazhdojë kurdo që do të jetë prezent në sallë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Ne kërkojmë qe ky debat të ndërpritet dhe të vazhdojë kur do ta kemi prezencën e kryeministrit. Nuk mendoj që është mirë na me fol vetmeveti”, tha ai.

Kurse nga LDK-ja ka thënë se debati është thirrur nga vetë kryeministri dhe ata largohen nga salla derisa të jetë kryeministri prezent.

Vetëvendosje ka kërkuar që debati të vazhdojë.