Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Mosmarrëveshje rreth parkingut, tre të dyshuar sulmojnë pesë policë

Pesë zyrtarë policor janë sulmuar gjatë ditës së djeshme në rrugën “Nazim Gafurri”, në Prishtinë.

Sipas njoftimit, zyrtarët policor janë sulmuar nga tre persona të dyshuar, të cilët pas një mosmarrëveshje rreth një parkingu kanë sulmuar zyrtarët policor.

Në njoftim thuhet se zyrtarët policor kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.