Mosmarrëveshje për një telefon, motra rrah motrën

Një konflikt ka ndodhur mes dy motrave për shkak të një mosmarrëveshjeje lidhur me një telefon.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Leshak të Leposaviqit të premten rreth orës 22:40.

Ankuesja ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga  motra e saj.

Deri te sulmi dyshohet se ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje në lidhje me një telefon.

Sipas raportit mjekësor ankuesja ka lëndime të lehta trupore.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.