‘Mos me harru’ - Ekspozitë me fotografi autentike nga masakra e Reçakut

Me titullin ‘Mos me harru’ sot në Bibliotekën Kombëtare është hapur ekspozita me fotografi autentike nga masakra e Reçakut.

Pjesëmarrës në këtë ekspozitë përveç krerëve të shtetit, ishte edhe Ramë Shabani, i mbijetuari i vetëm i masakrës së Reçakut.

“Ishim bashkë sot në Reçak dhe jemi këtu në këtë ekspozitë të fotografive, të fotografëve tanë të mirënjohur, Hazir Rekës dhe Alban Bujarit por edhe të Nerxhivane Azizit, që ka qenë edhe ushtare e UÇK-së,” tha kryeministri Albin Kurti, gjatë vizitës në këtë ekspozitë.

Ekspozita është hapur në 23 vjetorin e masakrës së Reçakut, ndërsa do të jetë e hapur për publikun për 7 ditë.