Mjekët e vaksinuar me dozën e parë në Shqipëri, po vaksinohen me dozën e dytë në sallën ‘1 Tetori’

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, në një konferencë për media ka deklaruar se nga sot profesionistët shëndetësor që u vaksinuan në Kukës, do marrin dozën e dytë të vaksinës në sallën ‘1 Tetori”.

Sipas tij deri tani në nivel vendi janë vaksinuar mbi 57 mijë persona.

“Edhe sot po vazhdon vaksinimi i personave 65 vjeç e sipër. Deri tani në nivel vendi janë mbi 57 mijë persona të vaksinuar”, tha ai.

“Sot, për dallim nga ditët tjera, nga ora 12:30 e tutje, të gjithë profesionistët shëndetësor që ishin vaksinuar me dozën e parë të vaksinës në Kukës, do fillojnë të marrin dozën e dytë në sallën 1 Tetori, me kohë të ndarë sipas emrit dhe rajonit”, shtoi Bardhi.

Lidhur me mosvaksinim gjatë ditës së djeshme, Bardhi tha se dje ka qenë ditë e lirë, duke mos dhënë më shumë detaje.