Karvani i vaksinimit të martën shkon në Podujevë
26.12.2022 - 13:11
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se karvani i vaksinimit të martën do të jetë në Podujevë.
Në aktivitet qytetarët mund të vaksinohet me vaksinat kundër COVID-19 dhe kundër gripit sezonal.
“Ky aktivitet i organizuar nga MSh dhe IKSHPK, me mbështetjen e OBSh-së, synon të promovojnë vaksinimin kundër COVID-19 dhe kundër Gripit sezonal, si mënyrën më efektive dhe më të dobishme për të parandaluar këto dy sëmundje dhe mbrojtur qytetarët nga format e rënda të tyre” – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Vaksinimi në Podujevë do të bëhet në sheshin e qytetit.